Site icon Telegrafi

Karius pritet të mbetet te Besiktasi: Klub me tifozë të mrekullueshëm, faleminderit për mbështetjen

Foto: Loris Karius/Instagram

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius ka njoftuar se do të qëndrojë me Besiktasin edhe në sezonin e ardhshëm.

Gjermani ka kaluar një vit si i huazuar te skuadra turke, ndërsa është rrugës për të të përmbushur kontratën prej dy sezoneve si i huazuar.

Megjithatë, Karius pritet të mbetet te Besiktasi, pasi këtë e ka lënë të kuptohet në një postim në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Loris Karius

“Fillimet janë gjithmonë më të vështira, veçanërisht nëse transferohesh në një vend të ri, tek njerëz të rinj me kulturë të re”.

“Por i gjithë klubi, e gjithë “familja e Besiktasit”, me tifozët e saj janë të mahnitshëm dhe atmosfera në klub e bën këtë më të lehtë për mua”.

“Është e lehtë për t’u përqendruar plotësisht në futboll, e lehtë të ndihesh rehat në një vend të ri dhe e lehtë të kesh mbështetjen që më duhet për të jetuar dhe ta shpreh potencialin tim”.

“Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj brenda dhe jashtë fushës dhe mirëpritjen në familjen tuaj të famshme e të mrekullueshme të Besiktasit”, ka shkruar Karius. /Telegrafi/

Exit mobile version