Telegrafi

Karius prezantohet te Besiktasi: Kloppi më kërkoi të qëndroi te Livepooli, por isha i vendosur që të largohem

Loris Karius është prezantuar te skuadra e Besiktasit, megjithëse dje ishte në stërvitjet e skuadrës turke.

Portieri gjerman nuk ka pranuar të jetë portier i dytë i Liverpoolit dhe ka zgjedhur të krijoj karrierë në një ambient të ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Besitkasit

Gardiani ka thënë se është i gatshëm për sfidën e radhës dhe se për këtë ka stërvitur vazhdimisht edhe te klubi anglez.

“Kam qenë pjesë e ndeshjeve para sezonale të Liverpoolit. Kam stërvitur gjatë ditëve të fundit në palestër te The Reds vetëm për të mos pësuar ndonjë lëndim të rëndë. Jam i gatshëm dhe nëse më jep rast trajneri Senol Gunes, do të luajë që në ndeshjen e ardhshme”, tha Karius.

Gjithashtu ka zbuluar se trajneri Jurgen Klopp i kishte kërkuar që të qëndronte te Liverpooli, por kishte vendosur që të largohet prej klubit të Ligës Premier.

“Kam pasur një bisedë të gjatë me Kloppin. Ai deshi të më mban, por ia bëra të ditur se jam i vendosur që të largohem. Mendoj se kemi arritur një marrëveshje në të mirë të dy palëve”, pohoi ai gjatë prezantimit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i klubit, Fikret Orman.

Ndryshe, Karius pritet të jetë në formacionin startues të Besiktasit në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Ligës së Evropës kundër Partizanit të Beogradit. /Telegrafi/