Portieri i Liverpoolit, Loris Karius ka thënë se ai ishte shumë gjatë pas kohës së tij të kaluar te skuadra turke, Besiktas.
Karius u transferua në Stamboll në një marrëveshje huazimi dyvjeçare në vitin e kaluar, pas makthit të tij në finalen e Ligës së Kampioneve më 2018 dhe blerjes së madhe të Reds, Alisson.
Megjithatë, gjermani pati paraqitje të mira te Besiktasi dhe tani ka treguar se është shumë i kërkuar, pasi në adresë të tij ka shumë oferta.
“Këtë sezon, nëpërmjet agjentit tim, dy klube në Britani të Madhe, tre klube nga Gjermania, bënë oferta”.
“I refuzova të gjitha. Besiktas është shumë i veçantë për mua”, ka thënë Karius për Sporx.
Besiktas ka detyrim blerje të Kariusit për 7.25 milionë funte në fund të sezonit të ardhshëm – me kusht që të përmbushen disa kritere në lidhje me paraqitjet dhe kualifikimet evropiane.
Reds gjithashtu do të kenë në klauzolë fitime prej 20 për qind në shitjen e ardhshme nëse marrëveshja me Besiktasin bëhet e përhershme. /Telegrafi/