Telegrafi

Karius i jep fund huazimit te Besiktas, rikthehet te Liverpooli

Loris Karius i ka dhënë fund huazimit të tij te Besiktas shkaku i problemeve me pagë.

Sipas agjentit të portierit gjerman, Florian Goll, klienti i tij nuk ka marrë pagë për muajin tetor 2019 dhe tani në muajin mars.

Karius ka zbuluar se ia kishte biseduar me presidentin e klubit që të zgjidhin këtë problem, mirëpo ishte i detyruar që të largohej nga klubi.

“Përshëndetje të gjithëve, sot e kam përfunduar kontratën time me Besiktasin”, ka shkruar gjermani në Instagram.

“Kisha probleme në vazhdimësi me klubin dhe isha i detyruar që të largohem. Madje unë ju kam ofruar ndihmë që të heq dorë nga një pjesë e pagës time, mirëpo ata e kanë refuzuar edhe këtë gjë”.

“Ky vendim ishte i vështirë për mua që t’i bashkëlojtarët dhe tifozët mbrapa meje, por nuk arrita të gjej zgjidhje tjetër”, ka shtuar më tej Karius.

Gjermani tani do të rikthehet te Liverpooli dhe në verë pritet që të vendoset fati i tij. /Telegrafi/