Telegrafi

Karikatura e ditës: Ronaldo e Enrique ia “prish dasmën” Messit (Foto)

Lionel Messi ka paralajmëruar se gjatë kësaj vere do të kurorëzohet.

E kjo ka shërbyer si subjekt edhe karikaturistin Omar Momani, i cili i ka kushtuar kësaj ngjarje një karikature.

Por, në vend të gëzimit dhe harresë që duhej të mbretëronte në këtë imazh, artisti ka paraqitur një realitet krejtësisht tjetër, transmeton Telegrafi.

Teksa del prej kishës, Cristiano Ronaldo i Real Madriditi mundohet t’ia prish dasmën futbollistit të Barcelonës.

Por, portugezi ndihmohet edhe nga ish-trajneri i katalonasve Luis Enrique, i cili raportohet se nuk do të ftohet në dasmë.

Ndryshe, Messi tashmë është baba i një fëmije me bukuroshen Antonella Roccuzzo. /Telegrafi/