Yann Karamoh ka treguar se Arsenali dhe Paris Saint-Germaini ishin përpjekur ta transferonin nga Caen, mirëpo ai kishte vendosur të shkonte te Interi.
19-vjeçari nënshkroi për Nerazzurrët në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, ndërsa në një intervistë për Premium Sport ka folur rreth transferimit të tij.
“Është një futboll i ri, shpresoj që të përmirësohem shumë. Kam ardhur te një skuadër e re dhe për mua është e rëndësishme që llogarisin tek unë”.
“PSG donte të bëjë ofertë për mua, ndërsa Arsenali i ka kontaktuar agjentët e mi. Ka pasur edhe interesim nga Monaco dhe Lyoni, por unë vendosa të vija këtu”.
“Futbolli italian është i ri për mua, ka më shumë cilësi këtu se në Francë, këtë mund ta kuptoni nga ndeshja e vitit të kaluar ndërmjet Monacos dhe Juventusit”.
“Frymëzimet e mia? Janë shumë. Frymëzohem nga Neymar, (Ricardo) Quaresma dhe po ashtu (Paulo) Dybala, i cili është dikush që e admiroj shumë”, ka deklaruar Karamoh. /Telegrafi/