Site icon Telegrafi

Karakamisheva: Ndryshimi i Kushtetutës është politikë e rrezikshme e Zaevit

Dygjuhësia aspak nuk është një kategori e përcaktuar në Kushtetutë, shpjegoi profesoresha Tatijana Karakamisheva duke folur në lidhje me iniciativën e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për të implementuar dygjuhësinë në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo beson se me lëvizje të tillë Zaev luan një lojë të rrezikshme politike dhe se përpiqet të shemb të gjitha shtyllat në të cilën qëndron shteti i Maqedonisë.

“Dygjuhësia nuk është kategori e parashikuar në Kushtetutë, ashtu siç ai mundihet të na bind në muajt e fundit. Bëhet fjalë për propozime antikushtetuese që imponohet si një e keqe e domosdoshme në periudhën në vijim. Konfirmohet teza se mandamenti 5 qartë e përcakton se kush është gjuha zyrtare në vend, pra është gjuha maqedonase. Zaev është në kundërshtim me Kushtetutën, i cili duhet përcaktohet si negativ gjatë gjithë periudhës zgjedhore. Ai jo vetëm që sulmon gjuhën, sulmon shtyllat vitale në të cilat është ndërtuar Maqedonia, flet për format e reja të definimit të Maqedonisë, federalizim dhe diçka si kjo. Flet për ndërtimin e institucioneve të reja politike, Zaev dëshiron që në këto zgjedhje me një tërmet të fortë të shkund të gjitha shtyllat nga të cilat ‘vdes’ Maqedonia”, tha Karakamisheva.

Exit mobile version