Shumë mundim, përpjekje dhe më në fund fitore. Majlinda Kelmendi po ngrit lartë e më lartë emrin e Kosovës, por sa para është duke i fituar?
Xhudistja numër një në shqiptari, reprezentuesja e Kosovës, Majlinda Kelmendi vazhdon të fitojë medalje të arta në të gjitha garat ku po merr pjesë.
Por, fitimet siç raporton Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), nuk duket të jenë edhe aq të mëdha, gazetametro.net.
Në një turne si kjo e fundit, Paris Grand Slam, fituesi i medaljes së artë përfiton pesë mijë dollarë amerikan.
Nga kjo shumë katër mijë i fiton xhudistja Kelmendi dhe një mijë dollar trajneri i saj Driton Kukaj. Shumë modeste parash, për suksesin e madh. sidoqoftë fitimi më i madh i mbetet Kosovës, që ju shtua një medalje e artë.