Hip hop ylli, Capital T, së fundmi është shfaqur mjaft romantik.
Reperi ka shfrytëzuar konstant rrjetet sociale për të shprehur emocionet e tij.
Këtë nuk ka hezituar ta bënte as së fundmi, kur në një postim në InstaStory ai ka bërë të ditur se dikush i mungoi.
“Do të dëshiroja të ishe këtu”, u shpreh Capital T në këtë postim.
Së fundmi Kapo sipas burimeve është ndarë e dashura e tij, emër i njohur, por jo një person publik, që edhe ka qenë pjesë e ekipit të tij të promovimit
Reperi ndërkohë ka pasur spekulime se po flirton me emra të njohura të skenës, madje edhe me një modele malazeze, që doli të ishte vetëm pjesëmarrëse në një prej klipeve të tij.
Capital T së fundmi lansoi projektin “Bomba” mjaft i pëlqyer nga publiku.
/Telegrafi/