Komandanti i nëndetëses ruse Stanislav Rzhitsky, i cili u vra gjatë vrapimit të hënën, mund të ketë qenë objektivi i një sulmuesi që po e ndiqte atë në aplikacionin e vrapimit Strava.
Stanislav Rzhitsky u qëllua për vdekje nga një person i panjohur në qytetin jugor rus të Krasnodar në fillim të kësaj jave, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke shtuar se “motivi i krimit është duke u hetuar”, transmeton Telegrafi.
Komiteti hetues rus njoftoi në Telegram se një burrë ishte arrestuar në lidhje me vrasjen e Rzhitsky, duke shtuar se i dyshuari mbante një pistoletë me silenciator me të cilën ai ndoshta ka kryer vrasjen.
Mediat ruse raportuan më parë se vrasësi i Rzhisty mund të ketë përdorur Strava, një aplikacion i disponueshëm gjerësisht i përdorur nga vrapuesit dhe çiklistët, për të ndjekur lëvizjet e tij.
Rrugët e vrapimit dhe çiklizmit të Rzhitsky shfaqen në llogarinë e tij në Strava. Një nga rrugët e tij të rregullta të vrapimit që ai vrapoi ndërsa punonte në Krasnodar, përfshinte parkun ku u vra herët në mëngjesin e të së hënës.
Një media ruse, Tsargrad, tha se sulmuesi “e kishte planifikuar vrasjen me aq kujdes sa momenti i sulmit nuk u shfaq në asnjë kamerë vëzhgimi”.
“Vrasësi ishte duke pritur në parkun pranë kompleksit sportiv ‘Olimp’, ku Rzhitski vraponte rregullisht në mëngjes. Burri vdiq në vend, dhe sulmuesi është në arrati”, shkruan Tsargrad. /Telegrafi/