Site icon Telegrafi

Kapiteni “fundos anijen”: Araujo lë Barcelonën me dhjetë lojtarë në fushë në finalen përballë Real Madridit

Ronald Araujo e ka lënë në baltë Barcelonë, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Skuadra katalunase po pëson humbje 4-1 ndaj Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës.

Pasi kishte pranuar kartonin e parë të verdhë, mbrojtësi uruguaian pranoi edhe të dytin.

Ishte minuta e 71-të e takimit, kur kapiteni u ndëshkua me karton të kuq, për ta lënë Barcelonën me dhjetë lojtarë në fushë. /Telegrafi/

Exit mobile version