Chelsea duket se do të mbetet pa kapitenin e saj Gary Cahill.
Me ardhjen e trajnerit italian Maurizio Sarri, mbrojtësi anglez ka humbur pozitën e titullarit.
Sarri i ka bërë me dije qendërmbrojtësit se nuk llogarit në shërbimet e tij dhe se duhet të gjejë një tjetër skuadër.
Pasi afati kalimtar ka përfunduar në Angli dhe Cahill nuk ka mundur të sigurojë një kontratë të re, ai do të transferohet jashtë shtetit.
Sipas medieve turke, është kampioni në fuqi Galatasaray që i ka bërë ofertë anglezit.
Reprezentuesit të Anglisë, Galatasaray i ka bërë gati kontratën tri vjeçare me pagë vjetore prej katër milionë eurove në stinor.
Me transferimin në Galatasaray, Cahill do të ketë mundësi të paraqitet edhe në Ligën e Kampionëve.
Galatasaray ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, por pret që Cahill të zgjidhë kontratën e tij me Chelsean.
32-vjeçari po synon të shkëpusë kontratën me londinezët për tu larguar si lojtar i lirë nga Stamford Bridges. /Telegrafi/