Site icon Telegrafi

Kapitenët e Ligës Premier vendosin – lojtarët nuk do të gjunjëzohen para çdo ndeshjeje si shenjë në luftën kundër racizmit

Lojtarët në Ligës Premier e kanë të ndaluar të gjunjëzohen para çdo ndeshjeje në mbështetje të luftës kundër racizmit, siç kanë bërë deri më tani.

Futbollistët e nisën këtë ritual si shenjë mbështetjeje për lëvizjen “Black Lives Matter” pas vrasjes së George Floyd në SHBA në maj 2020.

Tani kapitenët e 20 klubeve që luajnë në nivelin elitar kanë vendosur të ndalojnë këtë praktikë, duke ia ndaluar bashkëlojtarëve që të gjunjëzohen para çdo ndeshje.

Megjithatë, u ra dakord gjithashtu që në situata të caktuara lojtarët mund të gjunjëzohen para fillimit të ndeshjeve, dhe ata do të mund ta bëjnë këtë në pesë raste – para raundit të parë dhe të fundit, gjatë ndeshjeve të “Boxing Day” dhe finaleve të dy kupave.

Në shpjegimin e këtij vendimi thuhet se besojnë “më pak është më shumë”, duke shpresuar se gjunjëzimi vetëm në situata të rralla do të dërgojë një mesazh më të fortë se më parë./Telegrafi/

Exit mobile version