Site icon Telegrafi

Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur një ushtar rus hidhet në erë nga droni ukrainas i mbushur me eksploziv.

Ajo çfarë e bën këtë sulm më të veçantë, është se ushtari arrin ta kap dronin që i fluturonte pak centimetra larg derisa po ikte, transmeton Telegrafi.

Por në momentin që humb forcën dhe nuk vrapon më, vendosë ta gjuaj në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë.

Me kontaktin me asfaltin, fluturakja pa pilot e mbushur me eksploziv aktivizon lëndën shpërthyese dhe e hedhë në erë ushtarin.

Në video shihet trupi i pajetë i shtrirë në mes të rrugës, kurse mediat ukrainase thonë se ishte operatori i dronit që aktivizoi lëndën shpërthyese.

Sulmi ka ndodhur në rajonin e Kurskut të Rusisë, ku forcat ukrainase prej javësh kanë filluar inkursionin – duke zënë në befasi trupat e Vladimir Putinit. /Telegrafi/

Exit mobile version