Policia e Vorës ka finalizuar operacionin “Explode”, duke sekuestruar 20 kallëp tritol, ndërsa ka vënë në pranga një person.
Policia bën të ditur në afërsi të Urës së Gjolës, është lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi N.M, 51 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik”, njofton policia.
“Si rezultat i këtij operacioni, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vorë, në afërsi të Urës së Gjolës (Fushë-Krujë), është lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi N. M., 51 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit,” tha policia. /Telegrafi/