Telegrafi

Kapen në flagrancë dy hajna në një market në Pejë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë zënë në flagrancë gjatë vjedhjes në një market në Pejë.

Policia njofton se dy të dyshuarit ishin me maska, derisa policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar ata, transmeton Telegrafi.

“Më datën 03.06.2023, Stacioni Policor në Pejë është informuar nga një ankues se në një market në Pejë, brenda tij gjenden dy persona të dyshuar për vjedhje. Në vendngjarje, njësitë relevante të Stacionit Policor Pejë kanë dalë dhe kanë takuar sigurimin e objektit, i cili i ka informuar policinë se brenda marketit gjenden dy persona. Menaxheri i marketit ka hapur derën e hyrjes dhe policia ka hyrë brenda në market dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar që ishin maskuar:- B. B. i lindur 1997. – A. S. i lindur 2001”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit dhe ata janë recidivistë të disa veprave penale “Vjedhje e rëndë” në qytetin e Pejës.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit janë dёrguar në mbajtje pёr 48- orë. /Telegrafi/