Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke thyer derën e hyrje së banesës së ankuesit mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur të premten në Gjakovë, në ora 10:50.
“Gjatë kontrollit në çantën e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavidë, një OC Sprej, mjetë i mprehtë –thikë, një çekan etj”, thuhet në raport.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/