Gjatë natës së djeshme oficerët Doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.
Gjatë hyrjes për në Kosovë është ndaluar për kontroll detal një automjet me targa të Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një qese e vogël që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi të ulët.
Oficerët gjatë kontrollit kanë shfrytëzuar fibroskopin dhe pajisjet tjera të dhuruara nga EXBS-i (donacion nga ambasada amerikane).
Pas gjetjes së kësaj sasie është ushtruar kontroll në detaje. Personi i apo drejtuesi i automjetit është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, kurse lënda narkotike dhe rasti i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë. /Telegrafi/