Një sasi prej 12 kilogramësh kokainë e paketuar në pako dhe rreth 70 mijë euro në kartëmonedha në valuta të ndryshme u sekuestruan nga policia italiane në Massa Carrara në shtëpinë e dy vëllezërve, përkatësisht 30 dhe 32 vjeç dhe të cilët u arrestuan.
Hetimet pasuan operacionin “Market Motta”, drejtuar nga prokurori publik i Massa dhe që në janar kishte çuar në arrestime kundër një grupi të tregtarëve të drogës.
Hetimet zbuluan se furnizimet vinin nga krahina e Pizës.
Shqiptarët e arrestuar sipas mediave italiane, janë të dyshuar si korrierë, zakonisht të pranishëm në territorin e Apuanit.
Policia ndërhyri pas dorëzimit të një shume parash nga një blerës i një pjese të dërgesave të drogës.
Në shtëpi u sekuestruan edhe materiale të tjera, ndërsa vlera e drogës është rreth 1 milion e 200 mijë euro.
Dy vëllezërit shqiptarë, me precedentë të mëparshëm, banojnë rregullisht në Itali, ndërsa rrezikojnë të dënohen me mbi 10 vjet burgim secili, shkruan Abcnews.
Hetimet po vazhdojnë në mënyrë që të identifikohen pasuritë e tyre.
Aktiviteti i kryer konfirmon se si organizatat kriminale, edhe në periudhën e emergjencës Covid, ishin në gjendje të konsolidonin rrjetet e shpërndarjes së drogës duke ruajtur kapacitetet e tyre.