Telegrafi

Kapen 30 emigrantë të fshehur në “Maserati”

Një grup prej 30 emigrantësh ilegalë është ndaluar nga Policia britanike, pasi u gjetën të fshehur në bagazhet e disa automjeteve luksoze të tipit “Maserati”.

Automjetet ishin ngarkuar në një kamion që ishte nisur nga Italia për në Britani. Nëntë prej tyre, përfshirë edhe një fëmijë, dyshohen se janë nga Vietnami.

Automjetet ishin të mbështjella dhe të reja. Ndërsa, emigrantët ishin fshehur brenda tyre. Në treg këto automjete kapin vlerat nga 50 mijë deri në 115 mijë funte.

Policia britanike tha se drejtuesi i kamionit nuk është arrestuar, pasi mendohet se ai nuk ka gisht në këtë aktivitet. Sipas të dhënave të Policisë, drejtuesi u zëvendësuar në gjysmën e rrugës për në Britani.