Këngëtarja e njohur Fjolla Morina së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, në të cilin do të shfaqet mjaft atraktive.
Përballë Telegrafit, këngëtarja shpalosi detajet e këngës së saj më të re, e cila do të jetë ritmike dhe në bashkëpunim.
Aktualisht, pasi është në pritje të finalizimit të klipit, Morina po shijon disa ditë të mira pushimi së bashku me kolegen e saj Fifin.
Ato kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë, ndërsa në rrjetet sociale, Fjolla ka publikuar disa imazhe ‘të nxehta’ ku shfaqet me bikini.
Në njërën nga fotografitë, këngëtarja ka shkruar një mbishkrim mjaft provokues.
“Më kap nëse mundesh”, shkruan Fjolla në një fotografi me bikini, teksa lë fansat në dyshime për personit, të cilit ia adreson këtë mesazh.
Ndryshe, ajo shquhet për format trupore, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë asnjëherë. /Telegrafi/