Rep grupi i njohur Kaos do të vijë me projektin e tyre të ri.
Mungesa e Viganit në skenë dhe bashkëpunimet e Lumit me artistë të tjerë, bëri që të aludohet për një ndarje të mundshme të grupit Kaos.
Për Telegrafin Vigani mohoi këta zëra duke paralajmëruar projektin e ri.
“Nuk kemi pasur asnjë krizë në grup. Bashkëpunimet me artistë të tjerë nuk do të thotë se grupi po ndahet. Ne jemi duke punuar rreth një projekti të ri, të cilin do ta sjellim të realizuar me videoklip së shpejti”, tha Vigani.
Ndryshe dy projektet e tyre ndaras, Vigani me reperin 2Ton dhe Lumi në bashkëpunim me Dafinën dhe Dj Flow të sapo publikuara janë pritur mjaft mirë nga publiku duke u renditur në këngët më të dëgjuara të momentit. /Telegrafi/