Fenerbahce ka marr një fitore të madhe si mysafir ndaj rivalit të përbetuar Trabzonspor me rezultat 3-2, por ajo që u pa në fund, nuk i takonte një ndeshje futbolli.
Fenerbahce kishte shënuar dy herë me Fred në pjesën e parë, ndërsa ndeshjen e hapi goli i bukur i Enis Bardhit nga goditja e dënimit.
LA SPECIALE BARDHI ☄️
Enis Bardhi montre encore une fois qu'il est l'un des meilleurs tireurs de coup franc actuellement !https://t.co/sVPmAY2zTw
— Football Macédonien FR 🇲🇰 (@FrMacedonien) March 17, 2024
Trezeguet barazoi nga penalltia për 2-2, por këtu nuk u mbyll.
Pak pa u mbyllur koha e rregullt, Michy Batshuayi shënoi golin për 3-2, që doli të jetë i fitores për Fenerin.
Futbollistët e Fenerbahces festuan fitoren në mesin e fushën, por kjo nuk zgjati shumë, pasi që tifozët e Trabzonspor pushtuan fushën.
Ata sulmuan lojtarët e Fenerbahces fizikisht, të cilët pas një përleshje për disa sekonda u larguan drejt tunelit.
Trabzonspor-Fenerbahçe maçının ardından yaşananlar. (61saat) https://t.co/DoAC9d5usR
— FutSmart (@futsmart_tvv) March 17, 2024
Tifozët vendas edhe gjatë ndeshjes gjuajtën pa ndalur drejt lojtarëve të Fenerbahces, duke lënduar Dominik Livakovic dhe trajnerin e mysafirëve, Ismail Kartal.
Trabzonspor-Fenerbahçe maç sonu yaşananlar. https://t.co/SLoo0c7bZz
— Arda Birben (@BirbenArda) March 17, 2024
Fenerbahce ka 79 pikë, dy pikë më pak se Galatasaray që ka 81. /Telegrafi/