Site icon Telegrafi

Kanye West zbulon arsyen e prishjes së miqësisë me reperin Jay-Z: Nuk më erdhi në dasmë

Kanye West dhe Jay Z (Foto: Getty Images)

Reperi i njohur Kanye West ka folur së fundmi gjerë e gjatë rreth karrierës së tij në një intervistë për IHeart Radio.

Ndër të tjerash, reperi ka treguar edhe se cila është arsyeja që ai dhe reperi Jay Z nuk flasin më mes vete.

Kanye West (Foto: Getty Images)

Arsyeja kryesore duket të ketë qenë fakti se Jay Z dhe bashkëshortja e tij, Beyonce, nuk ishin të pranishëm në dasmën e tij dhe Kim Kardashianit, të organizuar në vitin 2014.

“U lëndova pasi ata nuk erdhën në dasmë. Unë e kuptoj se ishin duke kaluar nëpër disa gjëra, por nëse jemi familje, nuk do të humbasësh një martesë”, ka thënë Kanye në një intervistë.

Jay Z (Foto: Getty Images)

“Unë nuk po e përdor këtë intervistë për të nxjerrë ndonjë gjë negative, por duhet ta theksoj të vërtetën time”, trego tutje West.

Sido që të jetë, ai thotë se kjo i ka ngelur të kaluarës, dhe nuk arriti ta kuptojë kurrë se pse Kanye dhe Beyonce nuk erdhën në dasmë.

Lexo po ashtu "Jemi të burgosur mendërisht", deklarata e Kanye West për skllavërinë që u keqkuptua nga njerëzit me ngjyrë

Këto ditë ai ka qenë shumë i përfolur në mediat ndërkombëtare, e shkas për këtë u bënë edhe disa deklarata të tij lidhur me skllavërinë, ku tha se njerëzit me ngjyrë e kanë zgjedhur vet skllavërinë.

I diskutuar shumë ka qenë edhe afrimiteti i tij me presidentin e ShBA-ve, Donald Trumpin, pasi thuhet se Kanye po e mendon kandidimin e tij për president në vitin 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version