Site icon Telegrafi

Kanye West i uron shërim të shpejtë presidentit Trump dhe gruas së tij, pasi u infektuan me coronavirus

Donald Trump dhe Kanye West (Foto: Business Insider)

Reperi Kanye West ka reaguar pas lajmit se presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe partnerja e tij, Melania Trump, u infektuan me coronavirus.

Artisti 43 vjeçar të shtunën i uroi shërim të shpejtë presidentit dhe Zonjës së Parë, derisa këta të fundit po përballen me virusin vdekjeprurës – COVID-19.

Trump, 74 vjeçar dhe Melania, 50 vjeçe, njoftuan se u prekën me coronavirus të premten (2 tetor), tre ditë pas debatit të parë presidencial.

Donald Trump dhe Melania (Foto: Insider)

“Ne kemi nevojë dhe do të bashkohemi së bashku në emër të Jezusit”, shkroi West në një postim të ndarë në Twitter. “Unë jam duke u lutur për shërimin e plotë të presidentit Trump dhe Melania, ashtu si do të bëja për Joe dhe Jill Biden nëse do të ishin të infektuar, apo për të gjithë të tjerët me COVID-19″.

Lexo po ashtu Lajmërohet nga spitali, Trump: Ndihem mirë, kthehem së shpejti

West së pari njoftoi se po kandidonte për president në Ditën e Pavarësisë këtë vit.

Në një intervistë me Forbes në korrik, reperi fitues i ‘Grammy’ tha se ai kandidon si i pavarur nën një parti të re politike që kishte krijuar, e cila njihet si Partia e Ditëlindjes.

“Sepse kur fitojmë, është ditëlindja e të gjithëve”, tha ai për revistën.

https://twitter.com/kanyewest/status/1312413216652226560

Trump ndërkohë ndau një postim ditën e sotme duke treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Duke u bërë më mirë, po mendoj. Faleminderit të gjithëve”, shtoi ai.

Më shumë se 7.3 milionë amerikanë kanë kontraktuar virusin që nga e diela në mëngjes, siç raportohet nga Universiteti “Johns Hopkins”. /Telegrafi/

Exit mobile version