Kanye West dhe Drake e kanë çuar në nivel të ri konfliktin e tyre.
Pasi kërkoi që Drake t’i kërkojë falje, Kanye ka shpërthyer në Twitter me disa pohime shokuese.
Në një seri prej 60 postimeve në Twitter, Kanye thotë se Drake e ka kërcënuar me jetë dhe është përgjegjës që një fëmijë është lënduar në një koncert të Pusha T.
“Drake më telefonoi dhe tentoi të më kërcënonte. Fëmiu që u lëndua në koncertin e Pusha T është në gjendje kritike”, u shpreh Kanye në këtë seri të postimeve.
Sipas Kanyes, Drake po tenton të shitet si një reper shumë i fortë dhe se po ec përreth thua se është 2Pack.
Kanye thotë se ai është njeriu që ja hapi dyert Drake në muzikë dhe është “oksigjeni i tij”.
Reperi amerikan i bëri thirrje Drake që të takohen sy më sy dhe të zgjidhin problemet një herë e përgjithmonë dhe i ka bërë thirrje reperit kanadez që ta lë të qetë atë dhe familjen e tij.
/Telegrafi/