Site icon Telegrafi

Kanye West me të vërtetë nuk dëshiron të krijojë një NFT

Ye (i njohur zyrtarisht si Kanye West) me sa duket është lodhur duke i kërkuar të bëjë një NFT.

Reperi dhe stilisti amerikan e bëri të qartë në një mesazh në rrjetet sociale të hënën mbrëma se nuk ka interes të hyjë në botën e artit dixhital në atë mënyrë.

“Fokusi im është të ndërtoj produkte reale në botën reale, ushqim të vërtetë, veshje të vërteta, strehim të vërtetë”, u tha ai 10.5 milionë ndjekësve në Instagram.

“Mos më kërkoni të bëj një f**mbreti NFT”, shtoi ai në deklaratën e shkruar me dorë.

Në një mbishkrim që shoqëronte imazhin e shënimit, Ye shtoi se “Për momentin nuk jam në atë valë. Unë bëj muzikë dhe produkte në botën reale”.

Ndonjëherë mund të duket sikur NFT-të (tokenat jo të këmbyeshëm) janë kudo. Veçanërisht të përhapura në botën e artit, ato kanë ndihmuar në rritjen e profileve dhe bilanceve bankare të artistëve dixhitalë si Beeple, të cilët shitën një NFT për më shumë se 69 milionë dollarë vitin e kaluar.

Për ata të zhgënjyer nga mungesa e interesit të tij për NFT-të, ai ofroi një fije shprese “Po. Më pyesni më vonë”, shkroi ai në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version