Kanye West është rikthyer sërish në rrjetet sociale.
Hip hop superylli pasi u largua nga Instagrami ka vendosur që të kthehet dhe të riaktivizojë llogarinë e tij.
Postimet rikthyese të tij janë për Shën Valentin dhe dedikime për bashkëshorten e tij.
Kim po ashtu postoi dedikim për Kanyen në ditën e të dashuruarve.
“Të dua pa kufi. Urime Shën Valentini”, potencoi Kim në postimin e saj.
West mund të mos jetë një përdorues i madh i Instagramit, por ai ka 2.6 milionë ndjekës.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij që e përdor në mënyrë të përditshme platformën sociale i ka 107 milionë përkrahës.
Nuk dihet nëse ritkhimi i Kanye West ka të bëjë me lansim të këngëve të reja prej tij. /Telegrafi/