Site icon Telegrafi

Kanye West punëson avokaten që përfaqësoi Johnny Deppin në gjyqin kundër Amber Heard, Camille Vasquez

Kanye West thuhet se ka punësuar Camille Vasquez, një nga avokatët që ndihmoi Johnny Depp të fitonte gjyqin e tij famëkeq të shpifjes kundër Amber Heard.

Sipas TMZ, avokatja me bazë në Los Angeles, 38 vjeç, dhe firma e saj, Brown Rudnick, do të mbikëqyrin të gjitha çështjet e biznesit, përfshirë kontratat dhe marrëveshjet për CEO-n e “Yeezy”-it.

West – i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye në tetor 2021 – duket se ka nevojë të madhe për shërbimet e Vasquez pasi shumë nga partneritetet e tij po pakësohen për shkak të bluzave të tij të diskutueshme “White Lives Matter” dhe komenteve raciste ndaj hebrenjve.

Foto: SplashNews.com

Në fillim të këtij muaji, “Adidas” njoftoi se marrëveshja e tyre me reperin e “Jesus Walks” ishte “në shqyrtim” dhe këtë javë, “Balenciaga” ndërpreu çdo lidhje me të.

Vasquez fitoi shumë famë gjatë gjyqit të Depp, pjesërisht për shkak të thashethemeve për romancë mes saj dhe yllit të “Pirates of the Caribbean”.

Vasquez gjithashtu u bë e respektuar nga publiku për marrjen në pyetje të Heard , 36 vjeç, dhe firma e saj përfundimisht e bërë partnere pas gjyqit, shkruan PageSix.

Foto: Getty Images

“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Camillen në partneritet”, tha William Baldiga, kryetar dhe CEO i kompanisë Brown Rudnick, në një deklaratë për shtyp në qershor.

“Historikisht, këtë njoftim e kemi rezervuar për fund të vitit tonë fiskal. Por performanca e Camille gjatë gjyqit të Johnny Depp i dëshmoi botës se ajo ishte gati të bënte këtë hap tjetër tani. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për të dhe presim me padurim atë që do të arrijë si partnerja jonë më e re”, u tha tutje në njoftimin e tyre.

Foto: Getty Images

West kohët e fundit ka bërë shumë punësime dhe shkarkime kur bëhet fjalë për avokatët e tij.

Në fund të shtatorit, babai i katër fëmijëve mori në gjyq ish-avokatin e divorcit të Melinda Gates, Robert Stephan Cohen, për ta përfaqësuar atë në çështjen e tij kundër ish-gruas Kim Kardashian.

Kardashian, 42 vjeç, bëri kërkesë për divorc në shkurt 2021 pas gati shtatë vitesh martesë. Ish-çifti u shpallën ligjërisht beqar këtë mars.

Sipas TMZ, Vasquez nuk do të përfshihet në çështjen e divorcit të West. /Telegrafi/

Exit mobile version