Telegrafi

Kanye West publikon një video duke kërcyer me vajzën North, ndërsa po kalon kohë të mirë me familjen e tij

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Jim Spellman/WireImage)

Kanye West është duke ndarë momente të bukura me familjen e tij.

Reperi 43 vjeçar, i cili ka shpallur kandidaturën për president të Amerikës, së fundmi ndau në Twitter një video të ëmbël duke kërcyer me vajzën e tij, North West.

Babë e bijë morën vëmendje me vallëzimin e tyre të veçantë, teksa videoja është bërë virale.

Në klipin e shkurtër, i cili duket se është filmuar nga Kim Kardashian, dyshja treguan aftësitë e tyre të vallëzimit.

Në një moment, North e pyeti babanë e saj se çfarë dite ishte, dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij, Kanye u përgjigj: “Është e premte”.

“Saint, shko”, Kim tha në video megjithatë djali katër vjeçar i çiftit nuk u dëgjua.

Familja e Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Videoja familjare vjen pothuajse dy javë pasi Kanye dhe Kim u ribashkuan për herë të parë pas një periudhe të gjatë.

Në fund të korrikut, ylli i “Keeping Up With Kardashians” udhëtoi për në Wyoming për të parë burrin e saj pas deklaratave bombastike të tij.

Derisa fansat mund të kujtojnë, vizita e saj ndodhi vetëm disa ditë pasi Kanye i kërkoi asaj falje për thumbimet dhe divorcin që i kërkoi.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Jim Spellman/WireImage)

Para faljes publike, reperi kishte postuar mesazhe për Kim dhe familjen e saj në mediat sociale.

Kim në anën tjetër kërkoi nga fansat që të ishin ‘mirëkuptues’ për shkak të betejave të shëndetit mendor të bashkëshortit të saj.

/Telegrafi/

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Jim Spellman/WireImage)