Rep-artisti Kanye West dhe Kim Kardashian janë duke përjetuar krisje në marrëdhënien e tyre.
Mediat ndërkombëtare tashmë po raportojnë se procesi i divorcit mes tyre është finalizuar, ndërsa dyshja janë afër ndarjes, shkruan Daily Mail.
Për 43-vjeçarin po flitet se pretendon të shpërngulet në Londër, duke konsideruar si një vend adekuat për të.
Burime afër reperi kanë treguar për Mirror se Kanye dëshiron të largohet nga Amerika, për të shpenzuar kohën e tij i vetëm.
Po ashtu thuhet se që një vit, çifti kanë qenë duke bërë jetë të ndarë, teksa West kishte jetuar në Wyoming.
Përpos divorcit, ndaj reperit janë hedhur edhe akuza se ka tradhtuar Kim Kardashian me grimerin e njohur, Jeffree Star. /Telegrafi/