Kanye West i ka lënë fansat të habitur pasi u pa duke arritur për ndeshjen mes Inter Milanit dhe Atletico Madridit në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Mbrëmjen e së martës, ndeshjet e raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve vazhduan me gjigantët italianë duke pritur ekipin e La Liga-s në stadiumin e famshëm “Giuseppe Meazza”, shkruan SportBible.
Para ndeshjes, një video që shfaqi Westin duke arritur në stadium, i veshur me një veshje mjaft të çuditshme bëri namin në rrjetet sociale. Amerikani mbante një maskë që i mbulonte të gjithë fytyrën ndërsa u filmua duke hyrë në “San Siro”, dhe maska në fytyrën e tij qëndroi edhe kur ndeshja filloi.
Kanye West, Rich The Kid and Playboi Carti at the San Siro tonight to watch Inter vs Atléti. pic.twitter.com/w30LL3wzGX
— EuroFoot (@eurofootcom) February 20, 2024
Reagime në rrjetet sociale përfshinin një tifoz që tha: “Çfarë është duke bërë Kanye West në një ndeshje të Inter Milanit”.
Një tjetër shkroi: “Cila është kjo maskë e Kanye-s në San Siro, vëlla që po përpiqet të duket misterioz”. Një tifoz i tretë shtoi: “Inter me Kanye.. do jetë e mrekullueshme”. Dikush tjetër shkroi: “Ajo ishte vërtet Kanye, apo jo? Si mund të shikosh ndeshjen me një maskë të tillë”.
West është planifikuar të performojë në një koncert në Bologna të shtunën dhe albumi i tij i fundit ka një lidhje të vogël me tifozët e Interit.
Dy këngë nga albumi i tij i ri raportohet se përmbajnë vokale prapavijë të kënduara nga korale të tifozëve Nerazzuri Curva Nord, të cilët janë tifozët e famshëm të Interit. /Telegrafi/