Kanye West u përpoq të rifitonte ish-in e tij, Kim Kardashian me një gjest madhështor, në ditën e Shën Valentinit pas ndarjes së tyre.
Reperi, 44 vjeç, dërgoi në shtëpinë e saj një aranzhim masiv me trëndafila të kuq në një kamionetë ku shkruhej “Vizioni im është kristal i qartë”.
Kjo erdhi disa orë pasi reperi deklaroi dashurinë e tij për Kimin dhe katër fëmijët e tyre pas lajmeve për ndarjen e tij nga e dashura Julia Fox, shkruan DailyMail.
Kanye ka publikuar disa fotografi të dhuratës në fjalë në Instagram, ku edhe në mbishkrimin e fotografive ka shkruar të njëjtin varg që shkruhej në kamionetë.
Ai gjithashtu etiketoi Kimin në postimin në fjalë. Kjo shënon ditën e parë të Shën Valentinit të Kimit dhe Kanyet që nga koha kur paraqitën divorcin vitin e kaluar, më 19 shkurt.
Postimi ishte i fundit që Kanye kishte postuar atë ditë në lidhje me familjen e tij. Më herët, reperi tha se kishte ‘besim’ se ai dhe Kim do të ribashkoheshin.
Teksa Julia Fox u fotografua duke u përlotur në një fluturim për në shtëpi nga Los Angelesi, fokusi i Kanyet ishte te ish-gruaja Kim.
Kanye vazhdoi të zbulonte se ai i kishte blerë Kimit pallton “Balenciaga” prej 23 mijë dollarësh që ajo kishte veshur në mbrëmjen e takimit me Peten për Shën Valentin.
Ai pretendoi se ia kishte blerë këtë pallto asaj para shfaqjes në emisionin “Saturday Night Live” – ku edhe Kim takoi për herë të parë të dashurin e saj.
“Këtë pallto ia bleva Kim-it para ‘Saturday Night Live’, mendoja se ishte e veçantë, e veçanta është se kam besim se do të jemi bashkë”, shkroi Kanye në një koment, në një artikull të DailyMail, që shfaqte paraqitjen e Kimit me Peten gjatë Shën Valentinit.
Vendimi i Kimit për të veshur një pallto të dhuruar nga ish-i i saj në natën e saj të Shën Valentinit me të dashurin e tij, ishte i çuditshëm.
Megjithatë ajo e kombinoi pallton me një palë çizmet metalike në vlerë prej afro 1700 dollarësh.
Pak minuta pas komentit rreth palltos, Kanye ndau një tjetër imazh me ndjekësit, duke i falënderuar fansat për komentet e tyre në lidhje me marrëdhënien e tij me Kimin.
“Faleminderit djema për mbështetjen e familjes time, familja ime do thotë për mua më shumë se çdo tjetër në jetë”, shkroi West.
Kanë qenë disa ditë të trazuara për Kanyen dhe familjen e tij, kjo pasi ai pati një debat të ashpër virtual me Kimin pak javë më parë.
Është raportuar gjithashtu që reperi i hitit “Donda” i ka dhënë fund lidhjes së tij të shkurtër me aktoren Julia Fox. /Telegrafi/