Telegrafi

Kanye West ndjen keqardhje për bashkëshorten Kim Kardashian, teksa e fajëson veten për veprimet e tij

Kanye West është penduar për veprimet e fundit ndaj gruas të tij, Kim Kardashian.

Reperi, 43-vjeçar, ‘ndihet shumë keq’ për shqetësimin e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” pas disa të pathënave që i deklaroi në tubimin e parë presidencial në South Carolina.

“Ai definitivisht e kupton se e ka mërzitur Kim”, tha një burim. “Ai ndihet shumë keq për këtë. Është e qartë se ai ende e do atë”.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Evan Agostini/Invision/AP)

Megjithëse West tani është në një gjendje më të mirë shpirtërore, ai ndihet fajtor për veprimet e tij.

Lexo po ashtu Kanye West i kërkon falje publike gruas së tij Kim Kardashian, për deklarata dhe akuzat e forta gjatë kësaj jave

Një burim i tha faqes se Kanye ‘duket shumë më i qetë dhe i relaksuar për ditët e kaluara të çiftit’, edhe pse ndjen ‘keqardhje’ për bërjen publike të çështjeve private të familjes.

Kjo javë e kaluar ka qenë me të vërtetë një trazirë për familjen Kardashian.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Ai gjithashtu pretendoi se ishte ‘duke u përpjekur të divorcohej’ nga Kardashian qysh kur ajo gjoja u takua me reperin Meek Mill në hotelin Waldorf.

Kim po ashtu theu heshtjen për këtë çështje në Instagram, ku ajo e quajti burrin e saj të ‘shkëlqyeshëm, por të ndërlikuar’.

Babai i katër fëmijëve lëshoi një kërkim falje për Kim në Twitter javën e kaluar, ku pranoi se e kishte lënduar atë.

Në të njëjtën kohë, reperi vizitoi edhe spitalin ‘Cody Regional Health’ në Wyoming, pasi shqetësimet po vazhdojnë të rriten për shëndetin e tij mendor. /Telegrafi/

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images/Guliver)