Kanye West është penduar për veprimet e fundit ndaj gruas të tij, Kim Kardashian.
Reperi, 43-vjeçar, ‘ndihet shumë keq’ për shqetësimin e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” pas disa të pathënave që i deklaroi në tubimin e parë presidencial në South Carolina.
“Ai definitivisht e kupton se e ka mërzitur Kim”, tha një burim. “Ai ndihet shumë keq për këtë. Është e qartë se ai ende e do atë”.
Megjithëse West tani është në një gjendje më të mirë shpirtërore, ai ndihet fajtor për veprimet e tij.
Një burim i tha faqes se Kanye ‘duket shumë më i qetë dhe i relaksuar për ditët e kaluara të çiftit’, edhe pse ndjen ‘keqardhje’ për bërjen publike të çështjeve private të familjes.
Kjo javë e kaluar ka qenë me të vërtetë një trazirë për familjen Kardashian.
Ai gjithashtu pretendoi se ishte ‘duke u përpjekur të divorcohej’ nga Kardashian qysh kur ajo gjoja u takua me reperin Meek Mill në hotelin Waldorf.
Kim po ashtu theu heshtjen për këtë çështje në Instagram, ku ajo e quajti burrin e saj të ‘shkëlqyeshëm, por të ndërlikuar’.
Babai i katër fëmijëve lëshoi një kërkim falje për Kim në Twitter javën e kaluar, ku pranoi se e kishte lënduar atë.
Në të njëjtën kohë, reperi vizitoi edhe spitalin ‘Cody Regional Health’ në Wyoming, pasi shqetësimet po vazhdojnë të rriten për shëndetin e tij mendor. /Telegrafi/