Site icon Telegrafi

Kanye West ndihet ‘zemërthyer’ ndërsa pranon se martesa me Kim ka marrë fund

Kanye West si duket tashmë ka filluar të pranojë se martesa e tij me Kim Kardashian ka marrë fund.

Bukuroshja brune ka nënshkruar letrat e divorcit në shkurt të këtij viti, pas gjashtë vite martesë me reperin, shkruan Daily Star.

Tani po dalin edhe raportime të tjera nga burime pranë dyshes, ndërsa thuhet se Kanye është pajtuar me realitetin.

“Divorci nuk është gjëja që Kanye dëshiron. Nëse do varej nga ai, divorci nuk do të ndodhte”, thuhet për reperin.

Por, përkundër dëshirës që Kim ka, reperi nuk ka çfarë të bëjë tjetër, përpos që të luftojë për kujdestarinë e fëmijëve.

Ndërkohë, që të dy palët janë duke kërkuar kujdestarinë ndaj katër fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version