Kanye West duket se ka ndërprerë çdo kontakt me familjes Kardashian-Jenner.
Reperi i “Heartless”, 44 vjeçar, së fundmi ka larguar nga rrjeti social Twitter bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, dhe të gjitha motrat e saj, por është e paqartë nëse një gjë të tillë e ka bërë para apo pas urimeve që mori për ditëlindje.
West ndërkohë ende ndjek në Instagram një person, dhe kjo është Kim, nënën e katër fëmijëve të tij – megjithëse mbetet të shihet se sa do të zgjasë kjo pas fillimit të lidhjes me modelen Irina Shayk.
Çifti i ri u panë gjatë javës së kaluar saktësisht për ditëlindjen e artistit amerikan në një shëtitje në Provence, Francë, para se të ktheheshin në Amerikën me një avion privat.
Edhe pse romanca befasuese e dyshes ka qenë në krye të lajmeve gjatë gjithë javës, Page Six zbuloi ekskluzivisht se Kim, 40 vjeçe ruan një raport të mirë me ish-bashkëshortin.
“Kim ruan raport të mirë me të”, tha një burim. “Ajo thjesht dëshiron që ai të jetë i lumtur dhe i shëndetshëm”.
Një burim tjetër shtoi se, “Kim po studion dhe është përqendruar te fëmijët”, duke iu referuar North, shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tre vjeçe dhe Psalm, dy vjeç.
West dhe Shayk e njohin njëri-tjetrin prej vitesh pasi modelja ka qenë pjesë e klipit të tij “Power”.
Irina në anën tjetër ishte në lidhje me futbollistin Cristiano Ronaldo për pesë vjet para se të ndaheshin në 2015. Ajo më pas u takua me Bradley Cooper, me të cilin ndan vajzën katërvjeçare, Lean. /Telegrafi/