Site icon Telegrafi

Kanye West kthehet për herë të parë në Los Angeles, pas aludimeve për divorcin me Kim Kardashian

Rep-artisti amerikan, Kanye West, për një kohë të gjatë ka qenë duke qëndruar në Wyoming.

Derisa spekulimet për dirvorcin po qarkullojnë në rrjet, ai kishte zgjedhur që të qëndrojë larg familjes, shkruan Mirror.

43-vjeçari ndër të tjera ditën e djeshme (e hënë) është parë për herë të parë në Los Angeles, derisa mbërriti me një avion privat.

Burime afër reperit kanë treguar se ai kishte plane të kthehet, por si duket ka ndërruar mendje.

Tutje thuhet se ylli i KUWTK ka kontaktuar me avokaten e njohur, Laura Ëasser, që të merret me çështjen e divorcit.

Po ashtu edhe Kanye ka bërë të njëjtin veprim, duke bërë që spekulimet për ndarjen e tyre të përforcohen edhe më shumë.

Ndërkaq, dyshja së bashku posedojnë dy miliardë dollarë, të cilat do të duhet t’i ndajnë pas divorcit. /Telegrafi/

Exit mobile version