Kanye West i ka kërkuar falje publike bashkëshortes së tij Kim Kardashian duke thënë se ai e di se e ‘lëndoi’ atë dhe ka kërkuar faljen e saj pas një jave rebelimi të postimeve në Twitter, në të cilat ai e akuzoi atë se po përpiqej të ‘bllokonte’ dhe tha se po përpiqej të shkurorëzohej nga ajo.
“Do të dëshiroja të kërkoja falje nga gruaja ime Kim për daljen në publik me diçka që ishte çështje private”, shkroi Kanye West në Twitter pasditen e së shtunës, shkruan DailyMail.
“Unë nuk e mbrojta ashtu si ajo më ka mbrojtur. Për Kim dua të them se e di që të lëndova. Te lutem me fal. Faleminderit që ke qenë gjithmonë aty për mua”, shkroi tutje reperi.
I would like to apologize to my wife Kim for going public with something that was a private matter.
I did not cover her like she has covered https://t.co/A2FwdMu0YU Kim I want to say I know I hurt you. Please forgive me. Thank you for always being there for me.— ye (@kanyewest) July 25, 2020
Kërkim-falja përfundoi atë që ka qenë një javë që ka mbushur mediumet me lajme për çiftin e famshëm pasi Kanye akuzoi gruan e tij disa herë në rrjetet sociale, ndërsa Kardashian e cilësoi gjithçka si një “episod bipolar” të burrit të saj.
Reperi akuzoi gruan e tij se ajo me nënën e saj ishin duke diskutuar fshehurazi se si ta shtrinin Kanyen në spital, teksa gjithashtu shtoi se kishte provuar të shkurorëzohej ajo, me akuzën se kishte dëgjuar për një aferë të gruas së tij me reperin e tij Meek Mill, pas takimit të tyre në Hotelin Waldorf.
Tensionet fillimisht u bënë të dukshme mes palës kur Kanye zbuloi në protestën e tij të fushatës presidenciale në Karolinën e Jugut të dielën se ai dhe Kim e morën në konsideratë abortimin e vajzës së tyre, North.
Ai gjithashtu njoftoi se fëmijët e tij nuk do të merrnin pjesë kurrë në revistën “Playboy” – nga ku Kim mori famë duke pozuar në kopertinën e saj.
Kim theu heshtjen e saj të mërkurën, duke thënë se ajo ishte ‘e pafuqishme’, duke e quajtur Kanyen “një bashkëshort të shkëlqyer, por të komplikuar”.
Shqetësimet janë rritur për reperin pas shpërthimeve gati të përditshme dhe të përshkallëzimit të tyre në rrjetet sociale.
Kërkim-falja e Kanyet për bashkëshorten e tij pasditen e së shtunës erdhi disa orë pasi ai riafirmoi ambiciet e tij presidenciale, duke thënë se ai do të të ketë konkurrent demokratin Joe Biden, ndërsa vuri në fokus vërejtjet e tij pasionante kundër kundërshtimit të abortit. /Telegrafi/