Reperi Kanye West po kërcënon se do të publikojë sekretet e familjes Kardashian nëse bashkëshortja e tij Kim Kardashian West përpiqet të bëjë një ndërhyrje në jetën e tij, ose siç ai ka shkruar në Twitter në fillim të kësaj jave, “përpiqet ta bllokojë”.
Sipas The Sun, një burim ka pretenduar se Kanye – i cili vuan nga çrregullimi bipolar – kinse i ka thënë gruas së tij se “nëse familja Kardashian përpiqet të bëjë një ndërhyrje, ai do të shkruajë në Twitter dhe do t’i tregojë botës të vërtetën e tyre’.
Kanye, 43 vjeçar bëri një numër pretendimesh këtë javë, duke shkruar në Twitter se gruaja e tij Kim, 39 vjeçare dhe vjehrra Kris Jenner, 64 vjeçare kishin provuar që ta shtronin në një spital, shkruan DailyMail.
Një burim i brendshëm pranë çiftit pretendon: “Ai po vepron jashtëzakonisht si paranojak dhe duket i bindur që Kim dhe Kris Jenner nuk po e marrin atë më seriozisht’, duke shtuar: ‘Ai e paralajmëroi Kimin që ai i di “sekretet” e familjes dhe do t’i publikojë të gjitha atje’”.
“Ka shumë sekrete në familjen Kardashian – grindjet, lidhjet e fshehta me të famshëm, operacionet estetike, marrëveshjet financiare dhe konfliktet brenda familjes”, thotë më tutje i brendshmi.
Burimi përfundon duke thënë: ‘Por shqetësimi i vetëm i Kimit në këtë fazë është ndihma ndaj Kanyet dhe mbrojtja e fëmijëve të tyre. Ajo është shumë e shqetësuar”.
Kim theu heshtjen e saj pak ditë më parë në Twitter duke u shprehur para fansave se ‘fjalët e Kanyet ndonjëherë nuk përputhen me qëllimet e tij’.
Kanye West gjithashtu pohoi në Twitter se ai ishte ‘duke u përpjekur të divorcohej’ nga Kim dhe e krahasoi jetën e tij me filmin horror “Get Out” – një film që tregon abuzimin që i bëhet një dhëndri me ngjyrë te familja e nuses që janë racë e bardhë.
Kim Kardashian u tha 180 milion ndjekësve të saj: “E kuptoj që Kanye është subjekt i kritikave sepse ai është një personazh publik dhe veprimet e tij ndonjëherë mund të shkaktojnë mendime dhe emocione të forta”.
“Ai është një person i shkëlqyer por i ndërlikuar që në krye të presioneve të të qenurit artist dhe një njeri me ngjyrë, i cili përjetoi humbjen e dhimbshme të nënës së tij, dhe duhet të merret me presionin dhe izolimin që është rritur nga çrregullimi i tij biolar”, shtoi ajo. /Telegrafi/