Site icon Telegrafi

Kanye West këmbëngul që të ribashkohet me Kim Kardashian, kjo e fundit ka një pikëpamje tjetër lidhur me raportin e tyre

Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc në fillim të këtij viti, por duket se Kanye ‘Ye’ West nuk e ka pranuar se çdo gjë mes tyre ka mbaruar.

Reperi 44-vjeçar së fundmi nxiti thashethemet kur iu referua yllit të “Keeping Up With the Kardashians” si “gruaja” e tij dhe u shpreh se ai ende dëshiron që ata “të jenë bashkë”.

Një burim i afërt me Kim tregojë për E!News se megjithëse është e vërtetë, se Ye po mban ende shpresë dhe dëshiron që ata të mund të zgjidhin raportet akoma, themeluesja i SKIMS ka një pikëpamje të ndryshme se si duket e ardhmja e tyre.

Foto: Getty Images

“Nuk ka asnjë shans për pajtim në këtë pikë”, tha një burim i afërt me Kim, shkruan E!News.

“Kim nuk është e befasuar nga komentet e fundit të Ye”, ka deklaruar një burim tjetër.

Lexo po ashtu Kanye West dëshiron të ribashkohet me Kim Kardashian: Ajo është ende gruaja ime

“Ajo e di se ai ka ndjenja dhe nuk nguron t’i ndajë ato. Kanye e ka bërë shumë të qartë se nuk dëshiron të divorcohet dhe dëshiron që ajo të rishqyrtojë këtë”, ka thënë një burim për E!News.

Foto: Wireimages

Megjithatë, siç vë në dukje burimi, Kim “u përpoq për një kohë të gjatë” për ta bërë martesën e tyre të funksiononte, por përfundimisht “arriti pikën e saj përfundimtare”.

“Kanye ende shpreson që Kim të ndryshojë mendje, por ajo nuk është e interesuar të ribashkohet”, shpjegoi tutje ky burim.

Foto: Getty Images

Këto deklarata të Ye-së në lidhje me Kim vijnë pasi ajo u pa duke mbajtur duart me yllin e “SNL”, Pete Davidson gjatë një shëtitje në fermën Knott në Kaliforni.

“Ajo po e do këtë kohë në jetën e saj dhe po argëtohet shumë”, shtoi një burim i afërt me yllin televiziv. /Telegrafi/

Exit mobile version