Telegrafi

Kanye West ka qenë duke jetuar në rezidencën 2.2 milionë dollarëshe, kurse Kim në atë prej 60 milionë

Kanye West dhe Kim Kardashian Foto: Daily Mail

Kanye West dhe Kim Kardashian ka disa javë që kanë ndarë rrugët e tyre.

Pas një vendimi të tillë padyshim që dyshja po jetojnë në vende të ndryshme, duke mos shpërndarë më të njëjtën shtëpi, shkruan Daily Mail.

Derisa pasuria e përbashkët e tyre arrin deri në dy miliardë dollarë, Kanye ka zgjedhur që të jetojë në njërën prej shtëpive më të lira të tyre.

Shtëpia e Kanye West Foto: Daily Mail

Reperi thuhet se po shpenzon kohën në një rezidencë në Los Angeles, e cila posedon dhoma dhe enterier modern.

Po e njëjta posedon gjashtë dhoma gjumi dhe shtatë banja, kurse në pjesën e jashtme posedon dekore druri.

Foto: Daily Mail

Në anën tjetër Kim nuk ka ndërruar vend, duke u pozicionuar në rezidencën prej 60 milionë dollarësh.

Sidoqoftë kësaj, pas ndarjes West ka filluar romancën me modelene  njohur, Irina Shayk. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail