Site icon Telegrafi

Kanye West heq sërish Kim Kardashian nga Instagrami, pas thashethemeve për romancën me Pete Davidson

Kanye West edhe një herë po distancohet nga ish-partnerja e tij, Kim Kardashian, duke hequr atë nga Instagram për herë të dytë në dy muaj.

Lëvizja e fundit e reperit në rrjetet sociale vjen pas takimeve të njëpasnjëshme të Kim me Pete Davidson në Kaliforni dhe së fundmi në vendlindjen e yllit të “Saturday Night Live”, Staten Island.

West, 44 vjeç, së fundmi kishte filluar të ndiqte yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, 41 vjeç, përsëri pasi fshiu listën e ndjekësve në shtator përpara publikimit të albumit të tij të fundit, “Donda”, shkruan Page Six.

Foto: Shutterstock

Në atë kohë, artisti i njohur tani si Ye ndoqi vetëm llogaritë me imazh të errësuar, si të tijat. Kardashian vendosi të njëjtën imazh në llogarinë e saj për t’u përshtatur me atë të West, gjë që rezultoi që ai ta ri-ndiqte sërish. Megjithatë, së fundmi ajo e ndryshoi foton e profilit të saj duke vendosur një ‘selfie’.

Ndërsa takimet e fundit të themelueses së “KKW Beauty” me Davidson, 27 vjeç, kanë ndezur thashethemet për romancë mes tyre, por ish-burri i saj dhe babai i katër fëmijëve të saj ende ka shpresë se ata mund t’i zgjidhin gjërat mes tyre.

Foto: Shutterstock

West e quajti Kim vazhdimisht si “gruaja ime” në një intervistë me “Drink Champs” të enjten, duke shtuar se: “Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Unë dua që ne të jemi bashkë.”

Sa i përket Kardashian dhe Davidson, çifti i mundshëm u shfaq të afërt me njëri-tjetrin gjatë natës së tyre të dytë në New York këtë javë. /Telegrafi/

Foto: SNL
Exit mobile version