Kanye West u pa në Miami me të dashurën e tij të re, Chaney Jones, teksa u ndalën në një dyqan të markës “Balenciaga” përpara se të hanin drekë.
Reperi 44-vjeçar duket qartë se ka një tipar dashurie në fytyrën e tij, teksa shëtiti nëpër dyqanet e “Bal Harbor” me Chaney, e cila në dukje është tejet e ngjashme me ish-gruan e tij Kim Kardashian.
Jones, 24 vjeçe, kishte veshur një veshje krejt të zezë, e karakterizuar nga getat dhe një bluzë e ngushtë, të cilat theksonin linjat e saj trupore, shkruan DailyMail.
Çifti u panë duke u endur së bashku në plazh, vetëm disa orë pasi ish-gruaja e Kanyet dorëzoi dokumente edhe një herë me kërkesën për t’u bërë një grua beqare, pas një sërë debatesh të bëra mes vete në rrjetet sociale.
Kanye, i cili vetëm dy netë më parë publikoi albumin e tij të 11-të “Donda2”, bisedonte në celularin e tij teksa ecte nëpër qendër tregtare i veshur me xhinset dhe çizmet e gomës të dizajnuara nga marka e tij.
Chaney mbrojti sytë e saj me një palë lente reflektuese dhe mbante një çantë lëkure të zezë të markës “Hermes” në njërën dorë, ndërsa kishte mbathur një palë atlete të zeza të markës “Yeezy” – e cila është në pronësi të të dashurit të saj të re, Kanye West.
Reperi amerikan është në mes të një divorci nga gruaja e tij prej gjashtë vitesh, pasi ajo dorëzoi dokumentet e divorcit në shkurt 2021 në përpjekje për t’i dhënë fund martesës së tyre duke përmendur si arsye dallimet e papajtueshme mes çiftit. Ata kanë katër fëmijë së bashku.
Kim paraqiti dokumente të reja gjyqësore duke iu lutur një gjyqtari që t’i jepte statusin e beqares, pasi po vuante nga ‘shqetësimi emocional’ që po i shkakton ish-burri i saj Kanye West në rrjetet sociale.
“Dëshiroj shumë të divorcohem”, i tha ajo një gjyqtari në dosjet ku ajo argumentoi se West nuk i është përmbajtur marrëveshjes për ta mbajtur ndarjen e tyre private.
“Kanye ka dërguar shumë dezinformata në lidhje me çështjet tona private në rrjetet sociale, gjë që ka krijuar shqetësim emocional”, ka thënë ajo në dokumentet e gjykatës. /Telegrafi/