Telegrafi

Kanye West flet për periudhën kur u diagnostikua me çrregullim bipolar

Kanye West (Foto: Astrid Stawiarz/Getty Images for Prada/Guliver)

Reperi amerikan, njëherësh bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye West, ka folur për periudhën kur u diagnostikua me çrregullim bipolar. Ai në një intervistë për David Letterman ka folur për menaxhimin e shëndetit të tij mendor – shkruan CNN.

“E keni një moment kur ndjeni që të gjithë dëshirojnë t’ju vrasin. Nuk i besoni askujt. Kur jeni në këtë shtet, jeni ‘hiper-paranoik’ për gjithçka. Kjo është përvoja ime, njerëzit tjerë kanë përvoja të ndryshme. Të gjithë janë aktorë, gjithçka është një konspiracion, ndjeni se jeni incizuar, ndjeni të gjitha këto gjëra”, ka thënë reperi.


Çrregullimi bipolar (që njihet edhe si sëmundja maniako-depresive) është një çrregullim mental që shkakton lëvizje të pazakonshme në disponim, energji, nivele të aktivitetit dhe aftësisë për t’i kryer obligimet e zakonshme ditore.


Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kanye West

Ai tregoi se u diagnostikua me çrregullim bipolar dy vjet më parë dhe foli për përvojën e tij në qendrat psikiatrike të pavullnetshme në vitin 2016. “Kanë një moment kur ju kapin, ju prangosin, ju drogojnë, ju vënë në shtrat dhe ju ndajnë nga të gjithë”, shton më tej reperi. Muzikanti u shpreh i lumtur që e përjetoi atë moment dhe tani mund të fillojë të ndryshojë.

West gjithashtu ka folur për diagnozën e çrregullimeve bipolare në vitin 2018 në albumin “Ye”. Në bisedën me Letterman, ai iu referua marrjes së medikamenteve për trajtim të gjendjes së tij. Sipas tij, nëse nuk i merr medikamentet përfundon në spital.

Ndryshe, Kanye është i martuar që pesë vite me yllin televiziv amerikan, Kim Kardashian dhe janë prindër të katër fëmijëve. /Telegrafi/