Site icon Telegrafi

Kanye West e ka tradhtuar Kim Kardashian gjatë martesës së tyre?

Kanye West thuhet se e ka tradhtuar Kim Kardashian pasi mirëpritën dy fëmijët e tyre të parë dhe kjo është frymëzim për këngën e tij të re të quajtur, “Hurricane”.

Burime të shumta konfirmuan kuptimin pas teksteve në këngën e albumit të fundit të titulluar “Donda”, që u publikua me shumë bujë dhe polemika.

“Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që bëri gabim dhe për përgjegjësinë për ndarjen e tyre”, tha një burim.

“Nëse shikoni më afër teksteve, ai i referohet tradhtisë së tij gjatë martesës me Kim, edhe pas dy fëmijëve”, vazhdoi më tej burimi.

Gjithashtu aludon për West, 44 vjeç, që nuk shkon kurrë në shtëpi në pallatin shumë milionësh të çiftit dhe që po lufton me abuzimin me alkoolin.

Lexo po ashtu Kim Kardashian është e hapur për mundësinë e ribashkimit me Kanye West

Përkundër tradhtisë në dukje të pranuar, Kardashian vazhdoi lidhjen me reperin dhe ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë para përfundimit të martesës së tyre.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Derisa deklaratat e Kanye bënë bujë në mediat sociale, tradhtia dhe lufta ndaj alkoolit gjithashtu ishin disa nga arsyet që prishën këtë marrëdhënie.

Kim bëri kërkesë për divorc nga artisti amerikan në shkurt të këtij viti, pas gjashtë vitesh martesë.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Ata ndajnë katër fëmijë: North, Chicago, Saint dhe Psalm. /Telegrafi/

Exit mobile version