Site icon Telegrafi

Kanye West do t’i ketë keq punët nëse i del përpara Wiz Khalifas

Wiz Khalifa duket se nuk i ka dhënë fund sherrit të krijuar në Twitter me kolegun Kanye West.

Reperi 28-vjeçar ka kërcënuar hapur bashkëshortin e Kim Kardashianit gjatë një koncerti qw ka mbajtur në Santiago të Kilit.

Sipas TMZ, Khalifa i është referuar Westit duke thënë: “Jemi duke ardhur për ty Kanye, më mirë mos na dil përpara”, transmeton TCH.

Dy yjet e hip-hopit u përfshinë në një sherr në rrjetet sociale në fillim të kësaj jave, por ndërkohë që Kanye duket sikur i ka vënë kapakun kësaj zënke, për Wiz ajo sapo ka filluar.

West ka kërkuar falje që e ka përfshirë fëmijën e Amber Rose dhe Khalifas në komentet në Twitter, mirëpo ky i fundit nuk ia ka falur.

Exit mobile version