Telegrafi

Kanye West i dhuron Kimit një milion dollarë donacion për ditëlindje, që ajo t’i dhurojë për bamirësi

Kanye West dhe Kim Kardashian West (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Ylli Kim Kardashian ka festuar të martën ditëlindjen e saj të 39-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)

Në një postim të bërë në Twitter, Kim tregoi se ka marrë dhuratë nga burri i saj një donacion prej një milion dollarësh, të cilat i dhuroi për bamirësi.

“Kam marrë dhurata të mahnitshme nga e gjithë familja ime dhe Kanye. Por ai gjithashtu dhuroi 1 milion dollarë për bamirësit e mi të preferuar që punojnë kaq shumë në reformën e burgut në emrin tim nga ai dhe fëmijët. Kjo e bën zemrën time shumë të lumtur!”, ka shkruar Kim në Twitter.

E njëjta, e festoi 39-vjetorin e saj në një ambient të ngrohtë miqsh, me plot dhurata nga të afërmit e saj të shumtë.

KIm Kardashian ka tash e sa kohë që është e angazhuar në punët për bamirësi , duke ndihmuar të burgosurit e ndryshëm në ShBA për amnistimin e tyre. /Telegrafi/

Kanye West dhe Kim Kardashian West (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)