Ylli Kim Kardashian ka festuar të martën ditëlindjen e saj të 39-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Në një postim të bërë në Twitter, Kim tregoi se ka marrë dhuratë nga burri i saj një donacion prej një milion dollarësh, të cilat i dhuroi për bamirësi.
“Kam marrë dhurata të mahnitshme nga e gjithë familja ime dhe Kanye. Por ai gjithashtu dhuroi 1 milion dollarë për bamirësit e mi të preferuar që punojnë kaq shumë në reformën e burgut në emrin tim nga ai dhe fëmijët. Kjo e bën zemrën time shumë të lumtur!”, ka shkruar Kim në Twitter.
I got amazing gifts from my whole family and Kanye for me the most amazing bags. But he also donated $1 million to my favorite charities that work so hard on prison reform on my behalf from him and the kids. This makes my heart so happy! pic.twitter.com/chNkyPRQGW
— Kim Kardashian (@KimKardashian) October 22, 2019
E njëjta, e festoi 39-vjetorin e saj në një ambient të ngrohtë miqsh, me plot dhurata nga të afërmit e saj të shumtë.
KIm Kardashian ka tash e sa kohë që është e angazhuar në punët për bamirësi , duke ndihmuar të burgosurit e ndryshëm në ShBA për amnistimin e tyre. /Telegrafi/