“Coachella” nuk është duke humbur më shumë kohë, shkruan Harpers Bazaar.
Së fundmi u postua në Twitter formacioni i ri i festivalit muzikor, i cili fillon më 15 prill, këtë herë, pa Kanye West dhe Travis Scott.
Harry Styles dhe Billie Eilish janë yjet që do të nisin festivalin në Indio, Kaliforni, por artistët që zëvendësojnë West dhe Scott u përzgjodhën Swedish House Mafia dhe The Weeknd.
The Party & The After Party pic.twitter.com/8gT2bF3x5j
— Coachella (@coachella) April 6, 2022
“Coachella” nuk e ka adresuar mungesën e West dhe Scott, dhe as ata, por formacioni i ri vjen disa ditë pasi u publikua lajmi se këngëtari i “Heartless” ishte larguar nga spektakli – me vetëm më shumë se një javë njoftim.
Artisti amerikan ka munguar dukshëm në qendër të vëmendjes që kur u pezullua nga Instagrami për 24 orë.
Të dielën i njëjti nuk u paraqit në “Grammy” – ku u ndalua të performonte – pavarësisht faktit se u nominua për pesë çmime.
Një burim i afërt me familjen Kardashian për Page Six tha se Kanye i premtoi Kardashian se kishte mbaruar së foluri për të dhe Davidson në rrjetet sociale, dhe në vend të kësaj është duke u fokusuar në mirëqenien e tij.
“Për hir të fëmijëve, Kanye i ka thënë Kimit se nuk do të bëjë asnjë paraqitje publike apo deklarata nxitëse në rrjetet sociale dhe se do të largohet diku për t’u përmirësuar”, tha burimi.
Ndërkohë, Scott ka qenë më i distancuar për shkak të kritikave që ka marrë pas tragjedisë në “Astroworld”.
Reperi i “Highest in the Room” nuk ka performuar publikisht që atëherë, përveç në një festë private para Oscars në Bel-Air, Kaliforni. /Telegrafi/